Lajm bombastik: Viktor Gyokeres transferohet te gjiganti italian

Viktor Gyokeres transferohet në Serie A.

Sulmuesi norvegjez, Viktor Gyokeres është njëri nga lojtarët më të përfolur falë paraqitjeve mbreslënëse me Sporting Lisbonën.

Gyokeres ka realizuar 53 gola dhe 13 asistime në 51 ndeshje të zhvilluara duke u shpallur kampion në Portugali dhe në verë gjigantët europian do të duelojnë për shërbimet e 26-vjeçarit.

Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus synon transferimin e Gyokeres në merkaton e verës.

Gyokeres ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2028, ndërsa për kartonin e tij Biankonerët do të duhet të paguajnë rreth 65 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here