Luka Modric në Serie A!
Luka Modric e ka mbyllur me Real Madridin ditën e djeshme me plot 27 trofe të fituar me Los Blancos.
Tani kanë nisur spekulimet për të ardhmen e futbollistit kroat të shumta janë hipotezat në mediat ndërkombëtare për futbollistin, i cili dëshiron të qëndrojë në aktivitet edhe një tjetër vit për të shijuar mundësisht Botërorin e vitit 2026.
Portali i njohur spanjoll Fichajes.net, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se mesfushori kroat ka marrë një ofertë nga Interi.
Modric është i gatshëm ti bashkohet zikaltërve dhe marrëveshja pritet të arrihet ditët në vijim.