Shkëmbim spektakolar: Leao te Barcelona, ndërsa ylli i katalanasve te Milani

Barcelona dhe Milan kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Rafael Leao mund të përfshihet në një shkëmbim të drejtpërdrejtë me mbrojtësin Ronald Araujo. Lajmi vjen nga gazeta katalanase El Mundo Deportivo.

Milani ka propozuar që shitja e Leaos te Barcelona të bëhet duke u “kompensuar” me mbrojtësin uruguaian.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të krahut të majtë, kurse Milanit i duhet një lider në mbrojtje.

Klauzola e largimit e Araujo do të bëhet 65 milionë euro nga 1 korriku deri më 15 korrik. Për të ka interes edhe Bayern.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here