Kryevepër nga Tare, Milan transferon mesfushorin 50 milionësh me parametra zero

Një super përforcim nga Igli Tare.

Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë te Milan, qoftë në lidhje me largimet, po ashtu edhe me afrimet e reja.

Rosonerët kanë siguruar tashmë pëforcimin e parë për sezonin e ri me Luka Modric që do ti bashkohet skuadrës pas Botërorit të Klubeve.

Por nuk mbaron me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit Milan është vënë në lëvizje për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Thomas Partey.

32-vjeçarit i skadon kontrata me Topçinjtë në fund të këtij muaji dhe Tare synon afrimin e ganezit me parametra zero.

Partey u transferua te Arsenali nga Atletico në vitin 2020 për 50 milionë euro dhe tani Rosonerët mund ta transferojnë me parametra zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here