Bomba e merkatos: Nga Milani te Interi, çfarë tradhëtie

Bomba e merkatos së verës.

Një emër i ri pritet ti shtohet listës së lojtarëve që kanë veshur fanellën e dy klubeve të Milanos gjatë karrierës së tyre.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen shpeshherë edhe në merkato.

Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe në verën e vitit 2021 kur vendosi që nga Milani të kaloj në rradhët e Interit.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se një tjetër futbollist që ka veshur fanellën e Rosonerëve, mund të vesh fanellën e zikaltërve.

Sipas Calciomercato, Brahim Diaz ka përfunduar në orbitën e Interit për merkaton aktuale.

Spanjolli e fitoi Scudetton te Milani, ndërsa te Reali nuk po gjen shumë hapësira dhe zikaltërit synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi.

Calciomercato, shkruan se Inter synon huazimin e Diaz me opsion blerjeje dhe bisedimet me Realin pritet të nisin së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here