Lajm bombastik nga Italia, Mauro Icardi rikthehet në Serie A.
Emri i Mauro Icardit qarkullon prej muajsh në ambientet e klubeve italiane.
Sulmuesi argjentinas ka gjetur përsëri formën e tij më të mirë dhe duket se po afron koha që ai të kthehet përsëri në kampionatin ku u bë i famshëm, edhe pse po ia kalon mjaft mirë aktualisht me Galatasaray ku u shpall kampion.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter dhe Mauro Icardi kanë arritur marrëveshje për rikthimin e argjentinasit në Milano.
Sipas Calciomercato, Icardi ka rënë dakord për një rrol dytësor në skuadër pas dyshes Lautaro-Thuram.
Argjentinasi gjithashtu ka rënë dakord me kushtet financiare të ofruara nga zikaltërit, të cilat nuk janë bërë ende të ditura.
Icardi ishte pjesë e Interit nga viti 2013 deri në vitin 2019 dhe me fanellën e zikaltërve realizoi 126 gola në 222 ndeshje.