Milan e ka gjetur zëvendësuesin e Maignan.
Mike Maignan pritet të jetë largimi i radhës nga Milani. Portieri ka edhe një vit kontratë, por nuk dëshiron të rinovojë.
Disa skuadra kanë shfaqur interesim për francezin, ndërsa Rosonerët janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij.
Sipas Calciomercato, emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Milanit është portieri i Tottenham, Gugliermo Vicario.
Vicario pëlqehet shumë nga drejtuesit e Milanit, ndërsa Spurs janë të gatshëm ta lënë të lirë për 35 milionë euro.
Milan pritet të arkëtojë më së paku 20 milionë euro nga largimi i Maignan dhe shuma për Vicarion nuk përbën problem.