E KRYER! Inter siguron super goditjen e katërt në merkato

Inter pa frena në merkato, zikaltërit sigurojnë përforcimin e katërt për sezonin e ri.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë siguruar tre përforcime dhe tani kanë gati edhe të katërtin.

Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic, Nikola Zalewskit dhe Luis Henriques, ndërsa kanë gati edhe goditjen e rradhës.

Gazzetta dello Sport, raporton se Inter ka arritur marrëveshje me Parman për transferimin e Ange-Yoan Bonny.

Qendërsulmuesi shihet si zëvendësuesi ideal për Marcus Thuram, duke marrë parasysh vështirësitë që pati Interi për ta zëvendësuar gjatë mungesave të tij për shkak dëmtimesh.

Gazzetta dello Sport, shkruan se Bonny do t’i bashkohet zikaltërve për shumën e 25 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here