E bujshme: Chivu transferon yllin e kombëtares te Interi

Ylli i kombëtares transferohet te Interi.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë siguruar katër përforcime dhe tani kanë gati edhe të pestin.

Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic, Nikola Zalewskit, Luis Henriques dhe Bonny, ndërsa kanë gati edhe goditjen e rradhës.

Sipas Calciomercato, trajneri i Interit Christian Chivu, ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Berat Gjimshitit nga Atalanta.

Kapiteni i kombëtares është i lidhur me një largim nga Atalanta gjatë kësaj vere, pasiqë kontrata i skadon vitin e ardhshëm dhe nuk planifikon ta rinovojë atë.

Interesim për Gjimshitin ka shfaqur edhe Milani, por në garë është përfshirë tani edhe Interi.

Chivu e sheh Gjimshitin si një përforcim ideal për repartin e mbrojtjes dhe Marotta do të nis së shpejti kontaktet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here