Hakan Calhanoglu largohet nga Interi, por mbetet në Serie A.
Që nga mbrëmja e së hënës, në shtëpinë e Interit ka shpërthyer zyrtarisht çështja Hakan Çalhanoglu.
Shpërthimi i kapitenit Lautaro Martinez, pas eliminimit nga Botërori për Klube, ishte drejtuar pikërisht ndaj mesfushorit turk, i cili shkoi me pushime para kohe, pas rezultateve të ekzaminimeve mjekësore në prag sfidës ndaj River Plate.
Calhanoglu pritet të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, ndërsa Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik.
Interesim për Calhanoglun kanë shfaqur Galatasaray dhe Manchester United, por garës i është bashkuar së fundmi edhe Napoli.
Sipas Calciomercato, Napoletanët i janë bashkuar garës për transferimin e Calhanoglut.
Napoli ka marrë oferta nga Arabia prej 25 milionë eurove për Lobotka dhe me largimin e polakut do të financohet afrimi i Calhanoglut.