BOMBA E MERKATOS: Marcus Thuram transferohet te rivalët e Interit

Lajm bombastik, Thuram largohet nga Interi, por jo nga Serie A.

Klimë delikate, te Inter, pas eliminimit nga Botërori për Klube. Një humbje të cilës iu shtuan fjalët e Lautaro Martinez dhe Beppe Marotta në adresë të Calhanoglu.

Pas përgjigjes së ashpër të turkut për kapitenin dhe presidentin, erdhi pëlqimi i Marcus Thuram dhe Marko Arnautovic, të cilët ndanë qëndrimin e numrit 10 zikaltër me një like në postim.

Ky pozicionim i Thuram ka shqetësuar drejtuesit e Interit, të cilët deri tani nuk e kishin menduar shitjen e francezit.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi.

Biankonerët janë në kërkim të një tjetër sulmuesi, pas transferimit të Jonathan David.

Thuram ka një klauzolë prej 85 milionë eurove dhe Biankonerët janë të gatshëm ta aktivizojnë atë, në rast se francezi vendos të largohet nga Interi këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here