Allegri e dëshiron në skuadër yllin e Romës, gati shkëmbimi spektakolar.
Max Allegri po kërkon një qendërsulmues të fortë dhe ylli i Romës, Artem Dovbyk është zgjedhja e tij.
Dovbyk u transferua te Roma verën e shkuar për 30 milionë euro dhe në sezonin e tij të parë me Giallorosët realizoi 17 gola.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Rosonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Romës kartonin e Gimenez në këmbim të Dovbyk.
Mbetet ta shohim nëse Giallorosët do ta pranojnë ofertën e Rosonerëve.