Inter pa frena në merkato, zikaltërit kanë gati goditjen e madhe.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë siguruar katër përforcime dhe tani kanë gati edhe të pestin.
Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic, Nikola Zalewskit, Luis Henriques dhe Bonny, ndërsa kanë gati edhe goditjen e rradhës.
Calciomercato, raporton se drejtuesit e Interit po punojnë për transferimin e Ederson nga Atalanta.
Me shitjen e Bisseck dhe Asllanit, zikaltërit do të kenë mjaftueshëm para për të përmbushut kërkesat e Atalantës.
Transferimi i brazilianit në Milano do t’i kushtojë zikaltërve rreth 60 milionë euro.