28 G/A sezonin e shkuar, Milan transferon bomberin e ri për €30m

Milan e ka gjetur bomberin e ri.

Milan po kërkon të përforcohet në të tre repartet këtë merkato, si në mbrojtje, në mesfushë dhe sigurisht dhe në sulm.

Drejtori sportiv, Igli Tare, po ndjek disa emra të njohur dhe njëri prej tyre pritet të jetë sulmuesi i ri i Milanit.

Sipas Calciomercato, Milan synon transferimin e Patrick Schick  nga Bayer Leverkusen.

Schick sezonin e shkuar realizoi 27 gola dhe 1 asistim, ndërsa për kartonin e tij Rosonerët do të duhet të paguajn 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here