Bisedimet kanë nisur, Milan transferon bomberin e ri nga Franca

Milan e ka gjetur bomberin e ri në Francë.

Milan është seriozisht i interesuar për sulmuesin zviceran Breel Embolo, që luan në Ligue 1.

Sipas “Sky Sport”, ka pasur kontakte midis kuqezinjve dhe Monaco, me të cilën luan aktualisht.

28-vjeçari ka ende edhe një vit kontratë me Monaco dhe palët kanë vendosur të mos e rinovojnë atë. Ndaj, francezët janë dakord për ta shitur këtë verë për të evituar një largim me koston zero vitin tjetër.

Në fillim të korrikut, drejtori i përgjithshëm i Monaco, Thiago Scuro, la të kuptohej për Milan se “ata kanë numrin tim të telefonit, nëse duan të dinë diçka, e dinë që jam këtu“.

Mësohet se negociatat mes dy klubeve janë duke ecur përpara, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Duke qenë se Embolo është në vitin e fundit të kontratës, transferimi mund të kryhet për 10-12 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here