E konfirmon Fabrizio Romano, Milan siguron super përforcimin e rradhës në merkato

Milan pa frena në merkato.

Pas afrimeve të Luka Modric-it dhe Samuele Ricci-t, Milan është gati të mbyllë edhe goditjen e tretë të verës: Pervis Estupiñán, mbrojtës i majtë nga Ekuadori, është shumë pranë kalimit në “San Siro”.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Milan dhe Brighton kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin ekuadorian, 17 milionë euro dhe 2 milionë të tjera në formë të bonuseve.

Nuk priten surpriza në ditët në vijim, me vetëm detajet e fundit që ndajnë palët nga zyrtarizimi.

Estupiñán, 27 vjeç, pritet të marrë vendin e lënë bosh nga Theo Hernandez, i cili u transferua tek Al-Hilal.

Me eksperiencën e tij në Premier League dhe më parë te Villarreal-i, ai shihet si një përforcim kyç për skemën e trajnerit Massimiliano Allegri, që kërkon balancë mes mbrojtjes dhe shpërthimeve në krah.

Për vetë lojtarin, Milani ka arritur një marrëveshje për një kontratë katërvjeçare, me një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon. Estupiñán do të ofrojë energji, eksperiencë dhe forcë fizike në një repart që ka nevojë për rikonstruksion pas largimeve të bujshme.

Me pak fjalë, “i treti vjen nga larg”, dhe Milani është gati ta mirëpresë për ta bërë pjesë të projektit të ri kuqezinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here