Igli Tare mposht Beppe Marottan në merkato.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.
Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që është bërë “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e verës.
Milan dhe Inter janë në garë për qendërmbrojtësin e Parmës, Giovanni Leoni dhe sipas raportimeve të fundit nga Calciomercato, Rosonerët duket se e kanë fituar derbin.
Calciomercato, shkruan se Igli Tare dhe Ibrahimovic e kanë bindur Leonin që ti bashkohet Rosonerëve.
Palët kanë një marrëveshje verbale mes tyre dhe tani mbetet që të arrihet marrëveshja mes klubeve.