Kim Min Jae rikthehet në Serie A.
Kim Min Jae është jashtë projektit të Bayern Munich me trajnerin Vincent Kompany që nuk e konsideron si pjesë të rëndësishme të organikës.
Koreani ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028 dhe Bavarezët janë të hapur për huazimin e tij.
Sipas Calciomercato, Inter dhe Juventus janë dy skuadrat e interesuara për huazimin e Min Jae këtë verë.
Dy gjigantët italian janë në kërkim të përforcimeve për repartin e mbrojtjes dhe së shpejti pritet të bëjnë lëvizje për koreanin.