Federico Chiesa rikthehet në Serie A.
Napoli po e shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të Federico Chiesas nga Liverpooli, sipas raportimeve nga Italia, pasi sulmuesi italian nuk është më pjesë e planeve të kampionëve të Ligës Premier.
Sipas Corriere dello Sport, Napoli ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Chiesas për rikthimin e tij në Itali, pas dështimit për të afruar Dan Ndoye.
Chiesa nuk është i vetmi emër në listën e Napolit. Janë përmendur gjithashtu Raheem Sterling nga Chelsea dhe Jack Grealish nga Manchester City si opsione të tjera të mundshme për krahët e sulmit.
Megjithatë, pagat e larta të Sterling dhe Grealish , përkatësisht mbi 10 milionë euro në sezon janë jashtë mundësive financiare të Napolit dhe konsiderohen pengesë reale për negociatat.
Në anën tjetër, Chiesa fiton dukshëm më pak, rreth 6 milionë euro në sezon dhe kjo e bën transferimin e tij shumë më të përballueshëm për klubin napolitan.
Napoli po e sheh Chiesan si një përforcim ideal në sulm, veçanërisht nën drejtimin e Antonio Contes, i cili kërkon më shumë intensitet dhe cilësi nga lojtarët e krahut për sezonin e ri në Serie A.
Chiesa ka punuar më parë me Conten dhe është i entuziazmuar për tu rikthyer në Serie A. /