Milan arrin akordin për goditjen e madhe, zbulohen detajet.
Telenovela “Jashari” papritmas, është rihapur. Këto janë raportimet e fundit të vijnë nga Italia.
Milani dhe Klub Bryzh, çuditërisht, tani duken afër një marrëveshjeje për Ardon Jasharin, një objektiv i deklaruar i kuqezinjve, prej më shumë se 1 muaji.
Nuk jemi ende në tym të bardhë, por oferta e Igli Tares , e cila mbeti identike financiarisht ( 33.5 milionë plus bonuse deri në gati 38 milionë ), ka ndryshuar në terma, me një marrëveshje që mund të arrihet falë shtyrjes së pagesës për katër vjet në vend të pesë viteve.
Kontaktet janë intensive për momentin sepse, në këtë pikë, detajet përfundimtare po sqarohen dhe lajmet po qarkullojnë për një marrëveshje të arritur me lojtarin për të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.