Brahim Diaz rikthehet në Serie A, por te rivalët e Milanit.
Sulmuesi i Realit, Brahim Diaz nuk bën pjesë në planet e Xabi Alonsos dhe do të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë kësaj merkatoje.
Interesim për Diaz kanë shfaqur disa skuadra, por sipas portalit të njohur spanjoll fichajes.net, Napoli është ekipi favorit për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.
Napoletanët janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro për kartonin e Diaz dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.