Milan pa frena në merkato, Rosonerët firmosin me dy super mbrojtës

Paratë e siguruara nga shitja e Malick Thiaw te Newcastle, kanë vënë në lëvizje Igli Taren, i cili ka mbyllur me shpejtësi dy goditje për të përforcuar prapavijën e skuadrës kuqezi.

Sipas “Gazeta Dello Sport”, drejtuesi shqiptar ka arritur t’i shkëputë një “po” Xhenoas për qendërmbrojtësin Koni De Winter, duke parakaluar kësisoj konkurrencën e kushërinjve të Interit që po e monitoronin prej muajsh.

Milani do të paguajë 18 milionë euro plus 2 bonus, për futbollistin që do të vihet së shpejti nën urdhrat e Alegrit.

Futbollisti belg do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me nëj rrogë prej 1,8 milionë eurosh në sezon.

Ndërkohë,është gjetur gjuha e përbashkët edhe me Young Boys, për të transferuar Zachary Athekame nga radhët e klubit zviceran.

Ai është paguar 10 milionë euro, plus 10% të vlerës në një shitje të ardhshme të tij.

Mbrojtësi i djathtë kishte pranuar prej kohësh ofertën që i kishte bërë Milani, mbetej vetëm akordi mes klubeve, që u arrit përfundimisht sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here