Inter ka gati goditjen e madhe.
Inter duket se ka hequr përfundimisht dorë nga Ademola Lookman, pasi duket e pamundur të gjehet gjuha e përbashkët me Atalantën.
Edhe pse oferta e fundit e zikaltërve ka qenë 45 milionë euro, sërish klubi bergamasak refuzoi.
Në këtë situatë, Inter ka vendosur të ndërpresë negociatat për Lookman, sipas asaj që raportojnë mediat italiane dhe ka gati planin B.
Calciomercato dhe mediat e tjera, raportojnë se Inter ka nisur bisedimet me Romën për transferimin e Manu Kone.
Zikaltrit i kanë ofruar Romës 40 milionë euro dhe bonuse për kartonin e francezit.
Bisedimet po vijojnë dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.