Lajm bombastik: Antony transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik, Antony transferohet në Serie A.

Sulmuesi brazilian Antony, ka rilindur te Betisi sezonin e shkuar, duke realizuar 9 gola dhe 5 asistime duke ndihmuar kështu skuadrën spanjolle të kualifikohet në finalen e Conference League.

Antony u huazua te Betisi në janar, ndërsa skuadra spanjolle nuk ka të drejtë blerjeje.

Betis ka kthyer vëmendjen kah sulmuesi i Milanit, Samuel Chukwueze dhe sipas raportimeve të fundit Antony mund të huazohet te gjiganti italian.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan synon huazimin e Antony në rast se Chukwueze transferohet te Betisi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here