Inter synon Scudetton, zikaltërit transferojnë dy yje për €80m

Më 30 qershor, Interi mbylli pjesën amerikane të sezonit, ndërsa Ange-Yoan Bonny mbërriti në Milano dhe u bë zyrtarisht interist më 5 korrik, për 23 milionë euro nga Parma.

Ky transferim erdhi pas atyre të Petar Sucic dhe Luis Henrique, duke shënuar një fillim të ri për klubin. Megjithatë, pas Bonny, Interi nuk kishte bërë lëvizje të tjera në merkato për 6 javë.

Tifozët, të uritur për goditje të reja, pas shitjeve të shumta, mund të jenë të qetë: drejtuesit po punojnë për të sjellë një mesfushor dhe një mbrojtës të ri, të dy të “peshkuar” në ligat e huaja.

Interi kishte kërkuar më parë sulmuesin nigerian, Lookman, por negociatat me Atalantën nuk u realizuan, ndaj planet u rishikuan.

Ndërkohë, Giovanni Leoni shkoi te Liverpool-i, ndërsa për Koni De Winter përparësi mori Milani.

Rasti i Manu Koné, i cili nuk u transferua për shkak të pengesave të Romës, shtoi tensionin.

Alternativa e tij mund të jetë Djaoui Cissé, 21-vjeçari i Rennes, i ngjashëm me Koné. Mbrojtësi i ri ka për detyrë të rinovojë repartin e mbi 30-vjeçarëve Acerbi dhe De Vrij.

Gjatë verës, Interi ka bërë edhe shitje: Buchanan te Villarreal (8.5 mln), Stankovic te Brugge (10 mln, me opsion rikthimi), Seba Esposito (4 mln) dhe Zalewski (nga 6.5 mln në 17 mln tek Atalanta).

Me 100 milionë euro buxhet të vendosur nga ‘Oaktree’, pas shpenzimeve dhe të ardhurave, mbeten rreth 80 milionë për t’u investuar në merkato. Kjo shifër tregon se Interi do të bëjë goditjet e mëdha së shpejti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here