Inter siguron përforcimin e katërt për sezonin e ri.
Mes skuadrave më aktive këtë merkato është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë siguruar tre përforcime dhe tani kanë gati edhe të katërtin.
Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic, Luis Henriques dhe Bonny ndërsa eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka zbuluar goditjen e rradhës.
Sipas Fabrizio Romanos, Inter ka arritur marrëveshje me Lens për transferimin e mesfushorit Andy Diouf.
Zikaltërit do të paguajnë 20 milionë euro dhe 5 milionë të tjera në formë të bonuseve, ndërsa Diouf do të firmos kontratë deri në vitin 2030.