Lajm bombastik, Inter transferon yllin 80 milionësh

Inter ka gati goditjen e madhe për repartin e sulmit.

Mes skuadrave më aktive këtë merkato është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë siguruar tre përforcime dhe tani kanë gati edhe të katërtin.

Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic, Luis Henriques, Bonny dhe Diouf ndërsa sipas raportimeve të fundit kanë gati edhe përforcimin e rradhës.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter ka nisur bisedimet me Manchester United për transferimin e Jadon Sanchos.

Sancho refuzoi transferimin te Roma dhe Besiktas, por është i gatshëm ti bashkohet zikaltërve.

Inter ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me United dhe zikaltërit synojnë huazimin e Sanchos me opsion blerjeje.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here