Gati oferta prej €15m, Milan transferon mesfushorin e Serie A

Ndërsa trajneri Max Allegri ëndërron të stërvitë përsëri Adrien Rabiot, drejtuesit e Milan po lëvizin drejt një mesfushori tjetër.

Bëhet fjalë Giovanni Fabbian, talentin 21-vjeçar italian që aktualisht është pjesë e Bologna në Serie A.

Takimi i djeshëm i kryer në Casa Milan pas disfatës në ndeshjen e parë në kampionat, zbuloi se përveç nevojës për një sulmues të ri, trajneri dëshirën edhe një mesfushor. Dhe Fabbian duket se do të jetë zgjedhja e klubit kuqezi.

Një ofertë prej 15 milionë eurosh është tashmë gati për lojtarin italian, që është rritur te Inter dhe prej dy sezonesh luan në Serie A me Bologna, ku ka realizuar 8 gola në 57 ndeshje. Pra, një lojtar që e njeh mirë kampionatin.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2028 me Bologna, por marrëveshja mund të arrihet edhe për një shumë më të vogël.

Giovanni Fabbian luan edhe me kombëtaren U-21 të Italisë dhe së shpejti shpreson të bëjë hapin e madh në karrierë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here