Ilkay Gundogan transferohet në Serie A.
Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan do të largohet nga Etihad gjatë kësaj vere, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Guardiolës.
Kontrata e 34-vjeçarit me Qytetarët skadon verën e ardhshme, por drejtuesit janë të gatshëm ta lënë të lirë me parametra zero.
Sipas Calciomercato, agjenti i Gundogan ia ka ofruar shërbimet Milanit dhe Juventusit.
Rosonerët ia kanë mbyllur derën, ndërsa Biankonerët janë të hapur për nënshkrimin e tij.