Nedim Bajrami rikthehet në Serie A.
Nedim Bajrami mund të bëhet një opsion për repartin e Udineses, pasi bardhezinjtë kanë nisur kontaktet me Rangers.
Ndërkohë, në Serie A, Udinese vazhdon të jetë shumë aktive në afatin kalimtar, me klubin që po punon që të gjejë një zëvendësues për Florian Thauvin.
Ëndrra e Udineses ishte Nicolo Zaniolo, për të cilin tashmë kanë nisur bisedimet me Galatasarayn. Megjithatë, oferta prej 9 milionë eurosh për huazim me të drejtë blerjeje nuk i ka bindur turqit.
Për këtë arsye, drejtuesit friulianë kanë gjetur një alternativë konkrete: Nedim Bajramin, ish-lojtar i Sassuolos dhe Empolit, aktualisht pjesë e Rangers në Skoci.
Për mesfushorin shqiptar ka interes edhe nga Sevilla në Spanjë.