Milan pa frena në merkato, Rosonerët arrijnë marrëveshje me yllin e Cityt

Milan pa frena në merkato, Rosonerët transferojnë yllin e Manchester Cityt.

Pas humbjes së rëndë startuese ndaj Cremonese, kuqezinjtë po rishikojnë strategjinë e merkatos, sidomos në mbrojtje, ku mungon Malick Thiaw (shkoi te Newcastle).

Drejtori sportiv Igli Tare, me nxitjen e Allegri, kërkon një lojtar me përvojë në këtë repart.

Sipas eksperit të transferimeve, Fabrizio Romano, Milan synon afrimin e Manuel Akanji nga Manchester City.

Mbrojtësi zviceran ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar në San Siro dhe tani mbetet që të arrihet marrëveshja mes klubeve.

Për kartonin e Akanji, Milan do të paguaj rreth 15 milionë euro dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here