Kryvepër nga Tare, Milan siguron goditjen e madhe për 2026 me parametra zero

Igli Tare ka gati goditjen e madhe për verën e ardhshme.

Igli Tare ishte kryefjala e Milanit në këtë merkato duke bërë plot 17 lëvizje, 10 afrime dhe 7 largime.

Tare transferoi te Milani: Terracciano, Athekame, De Winter, Estupiñán, Odogu, Jashari, Modrić, Rabiot, Ricci, Nkunku.

Sa i përket largimeve Tare arriti të lirojë klubin nga: Okafor (Leeds), Pellegrino (Boca), Theo Hernández (Al-Hilal), Emerson Royal (Flamengo), Pobega (Bologna), Thiaw (Newcastle), Reijnders (Man City).

Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Tare vazhdon të jetë aktiv edhe pse merkato aktuale ka përfunduar.

Sipas Calciomercato, Milan thuhet se ka arritur marrëveshje verbale me sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic.

Vlahovic do t’i bashkohet Rosonerëve verën e ardhshme me parametra zero.

Marrëveshja mes palëve do të zyrtarizohet në janar, kur Vlahovic ka të drejtë të negocijojë me klubet e interesuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here