Rosonerët kanë gati përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Milan ishte skuadra më aktive në Itali gjatë merkatos duke kryer plot 7 përforcime.
Edhe përkundër përforcimeve të shumta, Tare dhe Furlani kanë piketuar goditjen e parë për merkaton e janarit.
Sipas Calciomercato, raporton se Milan synon transferimin e Andreas Christensen nga Barcelona në merkaton e janarit.
Mbrojtësi danez ishte në shënjestrën e Milanit edhe gjatë merkatos së verës, ndërsa kontrata me Barcelonën i skadon verën e ardhshme.
Në janar, Rosonerët do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e Christensen, pasiqë mund ta transferojnë 29-vjeçarin për një shifër modeste.