Inter ka gati super goditjen për merkaton e janarit.
Interi është ende në kërkim të një sulmuesi dhe në janar mund të bëjë një lëvizje për lojtarin e Realit, Endrick, i cili shihet si një alternativë ndaj Ademola Lookman, që ishte objektivi kryesor i klubit gjatë verës, por transferimi i tij dështoi.
Braziliani 19-vjeçar ka tërhequr interes nga disa klube të njohura evropiane pas minutave të pakta te Los Blancos.
Megjithatë, Real Madridi nuk planifikon ta shesë atë, por klubi po shqyrton vetëm një huazimi.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter ka nisur bisedimet tashmë me Realin për huazimin e Endrick në merkaton e janarit.