Revolucion te Interi, zbulohen manovrat që do të bëjnë zikaltërit verën e ardhshme.
Verën e ardhshme do të fillojë pjesa e dytë e revolucionit te Interi. Disa investime të rëndësishme dhe disa largime.
Duhej të ishte vera e revolucionit në shtëpinë e Interit, por ka qenë vetëm pjesërisht. Seanca e parë e merkatos plotësisht e drejtuar nga fondi Oaktree, objektivi i së cilit është rinovimi i skuadrës së Interit. Një vit zero pas ndryshimit në pankinë nga Inzaghi tek Chivu.
Në të vërtetë, përveç Akanjit – i blerë nga Manchester City me të njëjtën formulë dhe me të njëjtin çmim me të cilin Pavard u shit te Marseille – janë marrë vetëm lojtarë **nën moshën 23 vjeç**: nga Luis Henrique, te Sucic, Bonny dhe Diouf.
Ndër lojtarët “më të vjetër”, janë larguar vetëm Arnautovic dhe Correa si lojtarë të lirë, dhe Taremi te Olympiacos.
Një revolucion që duhet të përfundojë në verën tjetër, me pesë “senatorë” që do t’u skadojë kontrata: Sommer, Acerbi, De Vrij, Darmian dhe Mkhitaryan — të cilëve shumë pak gjasa do t’u ofrohet rinovimi.
Një tjetër “big” që mund të largohet është Hakan Calhanoglu: Galatasaray nuk ka arritur të afrohet me 25–30 milionët që kërkohen nga Interi këtë verë. Por verën tjetër, një vit para fundit të kontratës, mund të shitet për gjysmë çmimi.
Sa i përket afrimeve Inter synon transferimin e tre yjeve: një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues.
Për repartin e mbrojtjes zikaltërit e kanë piketuar mbrojtësin e Bayernit, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.
Në mesfushë objektivi kryesorë është ylli i Romës, Manu Kone, i cili do ti kushtojë zikaltërve 50 milionë euro.
Për repartin e sulmit, Inter synon afrimin e Dusan Vlahovic me parametra zero nga rivalët e tyre të përjetshëm.
Marotta synon ta mbyll marrëveshjen me Vlahovic që në merkaton e janarit.