Merkato e janarit: Manchester City transferon yllin e Interit

Interi në vitet e kaluara ka qenë padyshim skuadra kryesore në futbollin italian, duke fituar trofe, por edhe duke shkuar dy herë në finalen e Ligës së Kampioneve.

Një projekt që bëri klubin zikaltër shumë të lakmuar për lojtarët.

Por me formën që po shfaq skuadra dhe me atë shkëndijën e mëparshme që duket se është larguar paksa, parashikohet që pak nga pak disa nga emrat kryesorë të këtij cikli të fundit të bëhen gati për largimin.

Çalhanoglu ka dhënë shenjat e para gjatë verës, por ai që pritet të largohet në janar është anësori i djathtë, Denzel Dumfris.

Holandezi është një futbollist i cili admirohet nga Pep Guardiola dhe sipas mediave britanike, tekniku katalanas ka piketuar atë si përforcimin e Mançester Sitit në janar, pa pritur verën e ardhshme.

Vetë Dumfris pak kohë më parë deklaronte se ishte i lumtur në Serinë A, por do i pëlqente të provonte edhe Premier Ligën, ndaj një marrëveshje mes palëve duket plotësisht e mundshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here