Bomba e merkatos së janarit.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Juventusi, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e parë për merkaton e janarit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon transferimin e Sandro Tonalit nga Newcastle.
Tonali është në orbitën e Zonjës së Vjetër për një kohë të gjatë dhe drejtuesit e Biankonerëve synojnë afrimin e 25-vjeçarit në janar.