Mbrojtja, Milan transferon yllin e Chelseas!

Reparti që i ka bërë me dhimbje të kokës drejtuesit e skuadrës së Milanit është padyshim ai i mbrojtjes dhe për këtë gjë ndërhyrja në merkato duket e paevitueshme.

Milani këtë janar do të tentojë që në San Siro të sjellë mbrojtësin e skuadrës së Chelsea, Fikayo Tomori, raporton kështu Fabrizio Romano.

Bisedimet në mes të Rossonerëve dhe Bluve të Londrës tashmë kanë filluar dhe një marrëveshje pritet që të arrihet ditëve të ardhshme.

Frank Lampard ka konfirmuar se ky futbollist nuk bën pjesë në planet e tij për këtë sezon dhe se huazimi do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme.

Por Milan duket se nuk do të jetë e kënaqur vetëm me huazimin e tij pasi do të kërkojë një marrëveshje që do të mundësojë blerjen përfundimtare të shërbimeve të tij në fund të këtij sezoni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here