Bisedimet kanë nisur, Robert Lewandowski transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik, Robert Lewandowski transferohet në Serie A.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është duke luajtur sezonin e tij të fundit me fanellën e Barcelonës, pasiqë në verë do të largohet nga Camp Nou si futbollist i lirë.

Lewandowski është i lidhur me një transferim në Arabi, por sipas raportimeve të fundit polaku mund të transferohet në Serie A.

Sipas mediave italiane, Igli Tare ka kontaktuar agjentin e Lewandowskit, Pini Zahavi për ta pyetur rreth mundësisë së transferimit të polakut te Milani.

Edhe pse 37-vjeç, te Milani besojnë se Lewandowski mund të luajë ende në nivele të larta, ashtu siç po bën Modric.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here