Mbreti i afrimeve falas, Marotta transferon yllin 60 milionësh me kosto zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Zikaltërit i janë bashkuar garës për mbrojtësin e Liverpool-it, Ibrahima Konate.

Me kontratën që i sakdon në qershor, Konate deri më tani nuk ka pranuar të hapë bisedimet për një rinovim me Liverpool-in.

Real Madrid, PSG dhe Bayern Munich kanë shprehur interes për të marrë Konate me kosto zero verën e ardhshme. Sipas L’Interista, zikaltrit është gjithashtu i interesuar për lojtarin francez.

Një transferim me kosto zero po diskutohet brenda ekipit zikaltër, megjithëse një përpjekje me çmim të ulët në janar gjithashtu nuk është përjashtuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here