I pakënaqur te United, Zirkzee në janar rikthehet në Serie A

Joshua Zirkzee rikthehet në Serie A.

Joshua Zirkzee po shqyrton mundësinë e një largimi nga Manchester United gjatë merkatos së janarit, pasi është zhgënjyer nga minutazhi i kufizuar nën drejtimin e Ruben Amorim.

Sulmuesi holandez, i transferuar nga Bologna verën e kaluar për 36.8 milionë funte, deri tani ka zhvilluar 53 paraqitje me fanellën e “Djajve të Kuq”, por ende nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit këtë sezon.

Zirkzee nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje këtë edicion, duke u aktivizuar vetëm si zëvendësues, gjë që ka shtuar pakënaqësinë e tij.

Shkrimet e fundit nga Anglia bëjnë të ditur se 23-vjeçari është i shqetësuar për mundësitë e tij për të qenë pjesë e Holandës në Kupën e Botës 2026, ndaj po mendon seriozisht për një transferim të ri.

Skuadra si Juventusn dhe Roma kanë shfaqur interes për Zirkzeen dhe pritet të jenë në garë për nënshkrimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Holandezi është paraqitur në katër ndeshje këtë edicion, teksa ka grumbulluar vetëm 82 minuta gjithsej duke mos shënuar e asistuar asnjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here