Bomba e janarit: Vlahovic bëhet Rosoner, ylli i Milanit te Juve

Bomba e merkatos së janarit.

Dusan Vlahovic është njëri nga lojtarët më të përfolur, pasiqë kontrata me Juventusin i skadon në fund të sezonit.

Vlahovic është i lidhur me një transferim te Milani dhe duket se kjo mund të ndodh në janar falë një shkëmbimi spektakolar.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan dhe Juve mund të shkëmbejnë Maignan-Vlahovic.

Zonja e Vjetër ka shfaqur interesim për Maignan dhe shkëmbimi me Vlahovic do ti kënaqte të dyja palët.

Pengesa e vetme mbetet paga e lartë e Vlahovic, i cili përfiton 12 milionë euro në sezon te Juve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here