Napoletanët kanë gati përforcimin e madh për merkaton e janarit.
Napoli e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri duke arkëtuar 15 pikë pas 6 ndeshjeve të zhvilluara dhe skuadra e Antonio Contes renditet në pozitën e parë në Serie A.
Napoletanët nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.
Sipas Calciomercato, drejtuesit e kanë piketuar supr goditjen për merkaton e janarit.
Bëhet fjalë për yllin e Manchester United, Kobbie Mainoo, i cili dëshiron largimin nga Old Trafford në afatin e janarit.
Napoli synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe Napoletanët do të hidhen në sulm për huazimin e tij me opsion blerjeje.