Bisedimet kanë nisur, Mauro Icardi nga janari përsëri në Serie A

Mauro Icardi rikthehet në Serie A.

Emri i Mauro Icardit qarkullon prej muajsh në ambientet e klubeve italiane.

Me transferimin e Osimhen, argjentinasi ka rënë në plan të dytë te Galatasaray dhe në janar do të largohet nga Stambolli.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se agjenti i Icardit ka nisur bisedimet me Torinon.

Torino synon transferimin e Icardit në merkaton e janarit, pasiqë argjentinasit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe Demat e Kuq mund ta transferojnë argjentinasit për më pak se 5 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here