Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Milani është ende në kërkim të një mbrojtësi dhe në janar do të vihez në lëvizje për lojtarin e Atalantës,Berat Gjimshiti, i cili shihet si një super përforcimin për repartin defanziv.
Gjimshitit i skadon kontrata me Atalantën verën e ardhshme dhe Tare synon ta sjellë atë në janar për një shifër modeste prej 2-3 milionë eurove.
Atalanta nuk dëshiron ta humbas Gjimshitin me parametra zero dhe drejtuesit nga Bergamo janë të hapur ta pranojnë ofertën e Rosonerëve.