Marotta hap thesin, Inter transferon yllin e madh për 60 milionë euro

Inter ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e parë për verën e ardhshme.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter synon transferimin e Nico Paz dhe se zikaltërit i kanë ofruar Realit 60 milionë euro për kartonin e argjentinasit.

Paz po shkëlqen te Como ku është i huazuar duke 4 gola dhe 4 asistime në 8 ndeshje të zhvilluara këtë sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here