Bomba e janarit: Mateo Kovacic rikthehet në Serie A

Mateo Kovacic, i cili deri më tani nuk ka arritur të lërë gjurmë të thella këtë sezon me Manchester Cityn, mund të bëhet një nga emrat më të përfolur në afatet e ardhshme të transferimeve.

Mesfushori kroat po sheh gjithnjë e më shumë rolin e tij të kufizuar nën drejtimin e Pep Guardiolës, dhe kjo ka hapur mundësinë për një lëvizje të re në karrierë.

Sipas mediave britanike, AC Milan është një nga klubet e interesuara për ta rikthyer Kovacicin në Serie A.

Kuqezinjtë po vlerësojnë mundësinë për ta ribashkuar 31-vjeçarin me bashkëkombësin e tij Luka Modric, nëse ky i fundit transferohet në “San Siro” në fund të sezonit.

Ideja e Milanit është të përfitojë nga përvoja dhe stabiliteti që do të sillnin dy mesfushorët kroatë, duke i shtuar thellësi një skuadre që synon rikthimin në majat e Evropës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here