Tudor bën gati valixhet, Juventus ka gjetur trajnerin e ri.
Vështirësitë e Juventusit vazhdojnë, pasi seria pa fitore u zgjerua në tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet, pas humbjes 1-0 ndaj Lacios, mbrëmjen e djeshme në “Stadio Olimpico”.
Një tjetër rezultat që e rrit ndjeshëm presionin mbi trajnerin e bardhezinjve, Igor Tudor.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se drejtuesit e Juventusit e kanë gjetur trajnerin e ri.
Sipas Calciomercato, Biankonerët janë të gatshëm tia besojnë drejtimin e skuadrës Xavit.
Xavi është aktualisht i lirë pas aventurës te Barcelona dhe është i gatshëm ta merr drejtimin e Zonjës së Vjetër.



