Goditje për Scudetto, Milan transferon yllin 50 milionësh në merkaton e janarit

Milan ka gati përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Milani po përgatitet për një merkato të nxehtë janari dhe duket se drejtuesit kuqezinj kanë kthyer sytë nga “Santiago Bernabeu”.

Sipas Calciomercato, skuadra italiane po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit me Real Madridin për huazimin e Endrick, teksa synojnë të forcojnë skuadrën për garën e titullit në Serie A.

Trajneri Xabi Alonso e sheh lojtarin si mjaftë të talentuar, megjithatë preferon emra të tjerë në formacionin bazë.

Reali e transferoi Endrick për 50 milionë euro, por Los Blancos janë të hapur për huazimin e tij.

Rosonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here