Goditje për Scudetto: Milan transferon dyshen 130 milionëshe në merkaton e janarit

Milan ka gati përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Milani po përgatitet për një merkato të nxehtë janari dhe duket se drejtuesit kuqezinj kanë gati dy super përforcime. Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe një mbrojtësi.

Calciomercato, ka zbuluar dy objektivat kryesore për merkaton e janarit sa i përket sulmit dhe mbrojtjes.

Objektivi kryesorë për sulmin është sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Për repartin e mbrojtjes objektivi kryesorë është mbrojtësi i Bayernit, Min-jae Kim, i cili nuk bën pjesë në planet e Bavarezëve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here